As paraja, as seksi: Studiuesit zbulojnë problemin më të madh të çifteve

As paraja, as seksi: Studiuesit zbulojnë problemin më të madh të çifteve

100
0
Shares

Terapeutët britanikë që merren me problemet e çifteve kanë zbuluar për “Hafington Post” se cila është sfida më e madhe me të cilën çdo ditë ballafaqohen në profesionin e tyre.

Megjithëse ju dhe partneri juaj ndoshta nuk fshihni sekrete të shumtat, është më se e sigurt që akoma nuk keni mësuar se si në mënyrën më të duhur të bisedoni me njëri-tjetrin.

Në të vërtetë, problemi numër një në lidhje përfundimisht është – komunikimi.

“Në këtë bën pjesë edhe se si të debatoni me partnerin, por që të mos kërcënoni se do ta braktisni, si edhe vetëdija mbi atë që janë ato format i sjelljeve, të cilat tani ju nevrikosin por që gjithmonë kanë qenë të pranishme, ndërkaq ju mbase më herët madje i keni konsideruar edhe si simpatike. Çelësi i ekzistencës së lidhjes përfundimisht është komunikimi efektiv”, thekson psikoterapeutja Laura Jang.

Pas komunikimit të keq pason mungesa e argëtimit (shikimi i përbashkët i programeve televizive nuk bën pjesë), mungesa e kohës për partnerin, pandjeshmëria/mosinteresimi apo ndjeshmëria e tepruar (ndonjëherë është shumë e vështirë të realizohet ajo balancë e duhur), varshmëria e tepërt nga partneri, si edhe humbja e ndjenjës së karakterit të fortë vetjak.

Edhe pse jeni në lidhje, patjetër duhet të kini parasysh që ju dhe partneri juaj, para së gjithash, jeni dy personalitete të veçanta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY