Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROTESTA E 17 DHJETORIT/ Procedohet Çim Babasi, qëlloi policinë me “mjete të forta”, vezë e domate

25/12/2015
PROTESTA E 17 DHJETORIT/ Procedohet Çim Babasi, qëlloi policinë me “mjete të forta”, vezë e domate
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtoria e policisë së kryeqytetit, me përfundimin e protestës së opozitës, më 17 dhjetor pranë Parlamentit ka nis procedimin penal ndaj Ndriçim Babasit dhe disa protestuesve të tjerë. Burimet thonë se hetimet kanë nisur për dy akuza, atë të “goditjes për shkak detyrës” dhe “thirrjeve publike për veprime të dhunshme”.
Këto akuza, sipas policisë, Babasi i ka konsumuar në protestën e datës 17 dhjetor para Kuvendit, pasi ftonte protestuesit për veprime të dhunshme ndaj efektivëve të policisë si dhe qëllonte në drejtim të tyre me sende të forta. 
Burimet thonë se shtetasi Ndriçim Babasi në disa raste është dokumentuar me pamje filmike, duke ftuar protestuesit që të qëllojnë ndaj policisë që ishin vendosur në kordonin para hyrjes së parlamentit, si dhe ka qëlluar edhe personalisht me vezë, domate, tymues e sende të tjera të forta efektivët e policisë. Po me këto sende të forta, policia thotë se Babasi ka qëlluar edhe në drejtim të agjentëve civil të vëzhgimit, të cilët filmonin lëvizjet dhe veprimet e dhunshme të protestuesve.
Për këto dy vepra penale, burimet thonë se policia ka nisur hetimet edhe për disa shtetas të tjerë, të cilët janë dokumentuar duke kryer veprime të dhunshme në drejtim të uniformave blu.
Sipas policisë, të gjitha këto veprime kriminale të disa protestuesve janë dokumentuar me foto e deklarime të punonjësve të policisë dhe materialet i janë referuar prokurorisë.
Mësohet se hetimi ndaj tyre do të vazhdoi në gjendje të lirë, ku pritet që në fillim të muajt janar të gjithë personat e proceduar, mes tyre edhe ish-deputeti Babasi të thirren në prokurori për të dhënë versionin e tyre për akuzat.
Mësohet se Ndriçim Babasi ka mohuar të ketë bërë thirrje për nxitje dhune, apo edhe të ketë qëlluar mbi polin.
“Unë nuk i ha vezët dhe jo të qëlloj policinë”, mësohet të ketë qenë përgjigja ironike e Ndriçim Babasit.
Ndërkohë, policia dhe prokuroria ka nisur hetimet edhe për protestën e 8 dhjetorit, ku janë proceduar ish-nën kryetari i bashkisë së Tiranës Enno Bozdo dhe kryetari i shoqatës së ish-të përndjekurve Besim Ndregjoni si dhe shumë protestues që thyen dhe dëmtuan xhamat e Ministrisë së Transporteve dhe bunkerin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qeveria i jep 9000 metra katror bregdet nga prona shtetërore në Palasë, milionerit shqiptar

SPAK dhe BKH kontrolle në Green Coast, Tiranë e Durrës për dosjen e AKSHI, sekuestrohen prova

30/03/2026
Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.