Kapen pengmarrësit e Klajdi Gjecit

Kapen pengmarrësit e Klajdi Gjecit

127
0
Shares

Policia e Tiranës pas punes së organizuar nga ana e Sektorit të Krimeve dhe Patrullës “Shqiponja”, bëri të mundur kapjen në kohë rekord të autorëve të dyshuar për marrjen me dhunë te shtetasit Klajdi Gjecit.

Dy prej personave u kapen jo shume larg Farmacise 10, ku ndodhi edhe ngjarja ndersa po largoheshin me nje taksi. I treti nuk eshte gjendur ende.

Sipas te dhenave Gjeci eshte rrahur prej tyre dhe me pas eshte lene I lire. Policia ende nuk ka ndaluar Gjecin.

Gjeci eshte person me precedente penale. Me 2012 ai u arrestua si I dyshuar se kishte vendosur tritol ne banesen  e zv/drejtorit te policise, Tirane, Dorian Muca. me pas u kap pasi goditi me leve nje te ri te rruga Komuna e Parisit.

Në mbrëmjen e 25 dhjetorit në afërsi te Farmacisë nr.10, dy automjete kanë ndaluar dhe shtetasit që gjendeshin në to janë konfliktuar me njeri-tjetrin.

Nga njeri automjet dyshohet të kenë zbritur 3 persona,(nga një mjet i cili po verifikohet nga Policia nëpërmjet kamerave të rrugës ) ndërsa në automjetin me targa AA 588FP dyshohet se udhetonte shtetasi me iniciale Klajdi Gjeci, ndërsa automjeti ndodhet në pronësi të shtetasit Dorian Çela i cili është marrë menjëherë në pyetje nga Policia.

Pasi e kanë dhunuar fizikisht shtetasin Klajdi Gjeci, e kanë marrë me vete në automjet dhe janë larguar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY