Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ky ligj parashikonte sanksnione dhe gjoba të rënda ndaj biznesit.
Vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese
“Mbledhja e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, në çështjen me:
KËRKUES: Shoqata për mbrojtjen e tregtarëve dhe tregut”
OBJEKTI: Shfuqizimi i neneve 5, 7, 11, 13, 14, 15, 15, 17, 18, 19, dhe 20 të ligjit nr.99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19. 05. 2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese
BAZA LIGJORE: Nenet 4, 11, 17, 41, 42, 131/a, 134, pikat 1/f dhe 2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; neni 1 i Protokollit nr. 1 dhe neni4 i Protokollit nr. 7 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.
Pasi mori në shqyrtim kërkesën e paraqitur nga kërkuesi për pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”,
VENDOSI:
Të urdhërojë pezullimin e zbatimit të ligjit nr. 99/2015 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”.
Për më shumë mund të lexoni edhe …
FAKSIMILE/ Gjykata Kushtetuese pranon ankimimin e Shoqatës së Tregtarëve për gjobat tatimore
/web/FAKSIMILE_Gjykata_Kushtetuese_pranon_ankimimin_e_Shoqates_se_Tregtareve_per_gjobat_tatimore_11611_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/