Tiranë, për mbi 500 ndërtime pa leje, Prokuroria dërgon në gjyq...

Tiranë, për mbi 500 ndërtime pa leje, Prokuroria dërgon në gjyq Florenc Hoxhën dhe 27 inspektorë

54
0
Shares

Thuajse të gjithë ish-drejtuesit dhe ish-punonjësit e Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik të Bashkisë së Tiranës do jenë të pandehur në Gjykatë. Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-drejtorin, Florenc Hoxha dhe dhe 27 inspektorë.  Ata akuzohen për shpërdorim detyre në disa qindra herë.
Dosja ka mbërritur tashmë në Gjykatën e Tiranës dhe burime nga ky institucion konfirmojnë se Florenc Hoxha ka shpërdoruar detyrën në lejimin e mbi 500 ndërtimeve të paligjshme.
Hetimi përfshin kohën nga korriku i vitit 2013 deri në dhjetor të vitit 2013.
Kallëzimi është bërë nga IKMT dhe me pas ka qenë njësia task-forcë e Prokurorisë së Tiranës që ka ndjekur hetimet mbi shkeljet.
Sipas hetimeve, Inspektoriati Ndërtimor i Bashkisë së Tiranës rezulton se ka vendosur qindra urdhra për pezullim ndërtimesh. Por pas përfundimit të afatit të pezullimit nuk është marrë asnjë vendim tjetër, duke lejuar në këtë mënyrë ndërtuesin të vazhdojë punimet, pasi nuk e pengonte asnjë ligj apo urdhër.
Sipas kallëzimit drejtuesit e Inspektoriatit Urbanistik Vendor nuk kanë njoftuar IKMT-në duke e penguar dhe këtë të fundit në kryerjen e detyrës.
Një tjetër shkelje sipas hetimit është se inspektorët në të gjitha rastet që kanë konfirmuar një ndërtim të paligjshëm nuk kanë vënë në dijeni subjektet. Të gjitha procesverbalet liheshin në objekt por pa u firmosur nga pronari.
Në të gjitha është faktuar se të gjitha ndërtimet janë përfunduar pavarësisht se ndaj tyre ka pasur vendime për pezullim apo gjoba në vlerë monetare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY