Një person mbeti i vrarë sot në aeroportin “Sabiha Gokcen” të Stambollit nga një shpërthim shkaku i të cilit ende nuk është përcaktuar. Mediat turke flasin se është plagosur edhe një person.
Shtetasi Zehra Yamaç ka pësuar lëndime fatale në shpërthimin që ndodhi në 2 të mëngjesit ndërsa Canan Burgulu u plagos nga shpërthimi.
“Një shpërthim shkaku i të cilit mbetet i papërcaktuar ndodhi në platformën e aeroportit të Stambollit “Sabiha Gokcen” më 23 dhjetor , njoftoi Pegasus Airlines në një deklaratë me shkrim.
Dy pastrues të tjerë që ishin brenda avionit në kohën e incidentit u plagosën dhe janë transferuar në spital. Nuk ka pasur udhëtarë brenda aeroplanit tonë në momentin e ngjarjes, thuhej në deklaratë.
Disa dëshmitarë, megjithatë, deklaruan se kishin dëgjuar tre shpërthime të njëpasnjëshme.
Kompania e cila operon në aeroport, gjithashtu lëshoi një deklaratë duke vënë në dukje se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
“Nuk ka probleme në ngritje apo ulje në terminalin tonë; Fluturimet janë duke vazhduar pa probleme”, tha ajo.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/