Reforma në Drejtësi, PD mbështet “Venecian”, apelon për bashkëpunim të sinqertë

Reforma në Drejtësi, PD mbështet “Venecian”, apelon për bashkëpunim të sinqertë

52
0
Shares

Opozita shprehet pro votimit të reformës në drejtësi nëse në draftin final do të reflektohen të gjitha rekomandimet e mbërritura nga Komisioni i Venecias. Në një intervistë për TV Klan, kreu i grupit të ekspertëve për këtë reformë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shpreh gatishmërinë e opozitës për ta përmbyllur me sukses këtë proces.
“Më fort edhe më shumë se sa edhe para se të miratohej raporti i Komisionit të Venecias. Ajo që ne kërkojmë është që procesi i draftit nga ky moment e tutje bashkë edhe me rekomandimet e Komisionit të Venecias, të varet vetëm nga një gjë, bashkëpunim i sinqertë midis palëve”.
Alibeaj e cilëson të nevojshme që draftit përfundimtar t’i hiqen shumë prej elementëve që synojnë kapjen dhe politizimin e sistemit të drejtësisë. Ai thotë se shumë nga shqetësimet e opozitës u reflektuan dhe në rekomandimet e Komisionit të Venecias.
“Në 30 faqet e veta mbështeti më tepër se 70 për qind të atyre rekomandimeve që ne kishim dhënë që këtu e 3 – 4 muaj më parë, për një reformë të mirë, e cila në sintezën e saj plotëson këto tre kushte: depolitizim, pavarësi dhe llogaridhënie të sistemit gjyqësor dhe e fundit heqja e korporatizmit”.
Ndonëse nuk flet për një urë të re bashkëpunimi lidhur me procesin, Alibeaj thotë se ka vend për optimizëm.
“Doja ta shihja gotën gjysmë-plot. Është një sinjal i mirë që të mos jetë më një shuplakë, por të jetë duartrokitje, këtej e tutje, kjo reformë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY