Protestuesi 74 vjecar i 8 Dhjetorit arrestohet në Durrës, udhëtonte për në...

Protestuesi 74 vjecar i 8 Dhjetorit arrestohet në Durrës, udhëtonte për në Itali

106
0
Shares

Policia e Durrësit vuri në pranga sot shtetasin në kërkim Ndue Fugaj 74 vjeç, banues në Lezhë. Ai do të udhëtonte nga Shqipëria për në Itali me tragetin e linjës Durrës- Bari, por ka rezultuar person në kërkim, pasi më date, 08.12.2015 është identifikuar se ka kryer veprime të dhunshme, gjatë protestës ndaj Institucioneve Shtetërore në Tiranë.

.Shtetasi Ndue Fugaj u transferua në Komisariatin Nr.1 Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale Shkatërrim prone” dhe”Organizimi dhe pjesëmarrje në grumbullime manifestime të paligjshme”. Më 8 Dhjetor, opozita mbajti protestën e saj të parë, ku pati dhunë mbi institucionet shtetërore

Po sot Policia e Durrësit ka vënë në pranga sot shtetasin e shpallur në kërkim Artur Xhepmeta 29 vjeç, banues në Burrel.

Kjo pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës më datë 03.04.2013, e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për veprën penale“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Mësohet se ai ka shfrytëzuar faktin që ishte punonjës i kontrollit teknik të automjeteve pranë Kolaudimit Durrës dhe ka marrë përfitime monetare nga shtetas të ndryshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY