“MYSLYM KETA”/52 vjecari shpërthen nga xhelozia për të dashurën 20 vjece

“MYSLYM KETA”/52 vjecari shpërthen nga xhelozia për të dashurën 20 vjece

76
0
Shares

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka ushtruar dhunë dhe ka kërcënuar me thikë bashkëjetuesen e tij 32 vjet më të re.

Vajza 20- vjeçare, e cila ka arritur të njoftojë në kohë policinë, ka denoncuar dhunën e vazhdueshme që i dashuri i saj ushtronte ndaj saj, duke pretenduar se kishte frikë të kërkonte ndihmën e policisë.

Për këtë arsye ajo nuk kishte kërkuar më parë urdhër mbrojtjeje, edhe pse jetonte prej më shumë se gjashtë muajsh në një trysni dhune të vazhdueshme psikologjike dhe fizike.

Burime nga policia thanë për “Panorama” se pas telefonatës që shtetasja Xh.D., 20 vjeçe, ka bërë në sallën operative, në vendin e ngjarjes janë nisur menjëherë shërbimet e komisariatit nr.4.

Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë arriti të parandalojë një krim të mundshëm në familje, pasi në momentin që shërbimet u futën brenda në banesën e çiftit, i dyshuari u gjet me thikën e bukës në dorë, duke kërcënuar bashkëjetuesen.

Burimet thanë se ai u arrestua në flagrancë dhe u dërgua në qelitë e paraburgimit të komisariatit nr.4.

Ndërsa bashkëjetuesja e tij, 32 vjet më e re, ka deklaruar se kishte më shumë se një vit që bashkëjetonte me 52- vjeçarin në banesën e tij, në rrugën “Myslym Keta”, dhe prej 6 muajsh ai e rrihte thuajse çdo ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY