Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqi, asgjësohet banda e grabitësve shqiptarë, 7 të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim

23/12/2015
Greqi, asgjësohet  banda e grabitësve shqiptarë, 7 të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia greke ka asgjësuar një organizatë kriminale që kishte kryer një numër grabitjesh në zona të ndryshme të Greqisë.
Janë arrestuar 7 shtetas shqiptarë, mes të cilëve edhe dy krerët e organizatës, ndërsa janë shpallur në kërkim 16 të tjerë, kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur dhe që shumica e tyre tashmë janë identifikuar. Dy prej të akuzuarve faktikisht ndodhen në burgjet greke, ku vuajnë dënime për vepra të ndryshme.
Sipas komunikatës së policisë, organizata vepronte e ndarë në dy banda. Njëra prej tyre sulmonte banesa në qytete, që u përkisnin njerëzve me gjendje të mirë ekonomike, ndërsa tjetra i bënte grabitjet në zonat më të largëta, ku ishte i vështirë lokalizimi i autorëve nga policia.
Organizata vepronte në Atikë, në Peloponez, në Eube dhe në Korinth. E veçanta e saj, sipas policisë, ishte se grabitësit në shumë raste i torturonin viktimat me qëllim që t’u tregonin se ku i kishin paratë dhe bizhuteritë.
Në komunikatë bëhet e ditur se komisariati i policisë i Patras ka zbardhur 13 grabitje, dhe ka sekuestruar 35.000 euro, ndërsa përfitimi i përgjithshëm i organizatës kriminale nga e gjithë veprimtaria, përllogaritet në 250.000 euro.
Në operacionet e arrestimit, të kryera në disa zona, policia ka sekuestruar përveç parave, dy automjete, shumë bizhuteri, pajisje elektronike dhe elektro-shtëpiake, si dhe telefona celularë.
Gjithë të arrestuarit do të paraqiten të mërkurën në prokurorinë e Patras, ndërsa policia po vazhdon punën për gjetjen dhe kapjen e personave në kërkim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026
Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.