Dënohen pengmarrësit shqiptarë në Londër, pazare droge

Dënohen pengmarrësit shqiptarë në Londër, pazare droge

82
0
Shares

Dy të rinj shqiptar u dënuan nga autoritetet britanike, pasi akuzohen se kanë rrëmbyer një shpërndarës droge në Brighton.

Bëhet fjalë për shtetasit Ilir Hasa, 24-vjeç dhe Saimir Nezaj, i së njëjtës moshë, me vendbanim të pa përcaktuar. Viktima e tyre sipas BBC-së, ishte shtetasi Ardin Murataj, 20-vjeç, i cili u rrëmbye më 12 prill të këtij viti. I riu u gjet më vonë në gjendje të mirë shëndetësore.

Një tjetër shqiptar, Gazmend Mula, 29-vjeç, i shpall fajtor si bashkëpunëtor i të rinjve për të kryer rrëmbimin.

Nga ana tjetër, Murataj u deklarua fajtor për posedim të lëndëve narkotike, posaçërisht për kokainë, të cilën u shpërndante rrjetit të drogës.

Një tjetër shqiptar, Redon Sadria, 19-vjeç, banues në Neë Steine, Brigton u deklarua fajtor gjithashtu për posedim droge me qëllim shpërndarjen e saj. Ende nuk është vendosur data e dënimit përfundimtar të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY