Basha: Rekomandimet e “Venecias”, harta e rrugës së vetme e reformës në...

Basha: Rekomandimet e “Venecias”, harta e rrugës së vetme e reformës në drejtësi

62
0
Shares

Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha, me ambasadorin amerikan Donald Lu. Në përfundim të takimit, në një prononcim të shkurtër, Basha njohu mediat me “qëllimin” e vizitës së ambasadorit, e cila lidhej me dorëzimin prej tij, të rekomandimeve të fundit të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Basha shprehu mirënjohjen e Partisë Demokratike dhe opozitës për SHBA dhe në veçanti për ambasadorin Donald Lu për mbështetjen e jashtëzakonshme për Reformën në Drejtësi dhe garantimin e përfshirjes së opozitës në këtë reformë.
Kryetari i opozitës ftoi publikisht mazhorancën të bashkëpunojë për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Basha nënvizoi se Partia Demokratike është e vendosur për zbatimin pikë për pikë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias si udhërrëfyes për një reformë të drejtësisë që do të bëjë të mundur luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe nuk do të lejojë kapjen politike të sistemit të drejtësisë.
“Sot kam një mesazh që i drejtohet drejtpërdrejt Edi Ramës, Ilir Metës dhe deputetëve të shumicës. Është një mesazh që e ndaj me të gjithë qytetarët shqiptarë. Këtu kam draftin e propozimeve të Komisionit të Venecias për reformën në drejtësi. Kjo është harta e rrugës që partitë politike, partitë parlamentare duhet të ndjekin për të përfunduar me sukses reformën në drejtësi. Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje sot kryeministrit, kryetarit të Kuvendit, Partisë Socialiste, Lëvizjes Socialiste për Integrim të bëhen pjesë e përpjekjes së Partisë Demokratike për një reformë të plotë, të thellë dhe të shpejtë në drejtësi për të luftuar korrupsionin dhe në të njëjtën kohë për të parandaluar kapjen politike të sistemit të Drejtësisë. Kjo është harta e rrugës dhe Partia Demokratike zotohet që ti përmbahet pikë për pikë rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Ftoj palët e tjera të angazhohen pa vonesë në këtë proces”, u shpreh Basha në përfundim të takimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY