Mediat turke kanë zbuluar një incident të rëndë të forcave të policisë gjatë një operacioni antiterror në një shtëpi në Stamboll.
Një vajzë e re, vetëm 25-vjeç është qëlluar me armë nga policia në banesë, pasi kjo e fundit u ka kërkuar të veshin mbulesa plastike sipër këpucëve për të mos ndotur shtëpinë.
Ngjarja në fjalë mësohet se ka ndodhur me 18 tetor të këtij viti, por është bërë e njohur vetëm këtë të diel (20 dhjetor 2015) nga gazeta “Hyrriet” e cila publikoi videon e operacionit.
Në video shfaqen policët e armatosur në banesë, ndërsa dëgjohet debati mes 25-vjeçare Dilek Dogan dhe policëve dhe pastaj e shtëna e armës.
Ky skandal pason më pas me ulërimat e anëtarëve të tjerë të familjes që lëshohen mbi policët, ndërsa e ëma e vajzës që i gjuan me këpucë.
Dilek Dogan u plagos rëndë. Ajo u dërgua në spitalin e qytetit dhe vdiq vetëm një javë më vonë nga plagët, mbrëmjen e 25 tetorit.
Sipas gazetës turke, Departamenti antiterror kishte bastisur shtëpinë pas informacioneve që kishte se aty ishte strehuar një i dyshuar si anëtar i Partisë Çlirimtare të Popullit Revolucionar.
Ndërkohë autoritetet turke në prononcimet mbi ngjarjen kanë deklaruar se viktima ka tentuar ti rrëmbejë armën policit.
Skuadra antiterror në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se janë sulmuar fizikisht dhe verbalisht nga familja e viktimës, por ky pretendim është përgënjeshtruar nga babai i 25-vjeçares Dilek.
“Policia hyri në shtëpi me këpucët e tyre. Vajza ime u tha atyre të vënë mbulesa në këpucë që të mos ndotin shtëpinë. Kam dëgjuar një të shtënë dhe e pashë atë të shtrirë në dysheme. Ata ishte katër burra. Refuzuan të vënë mbulesat plastike dhe njëri prej tyre, e qëlloi atë, “tha nëna e Dilek, Ajsel.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Stambollit ka udhëzuar kryerjen e një hetimi të brendshëm lidhur me shkakun e vrasjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/