Wasana është elefanti i cili është pajisur me një këpucë protezë pasi humbi këmbën kur shkeli në një minë.
Elefanti i dëmtuar cili ka shërbyer në industrinë e transportit në Tailandë u shpëtua nga Streha e Elefantëve Boon Lotts.
Çizmja e tij është prodhuar në Australi dhe është dërguar menjëherë në Tailandë për ti ofruar Wasanës mundësinë për të ecur sërish. Përveçse këpuca e ndihmon atë të ecë pa dhimbje është e dizenjuar në mënyrë të tillë që të mbrojë këmbën nga dëmtime apo infeksione të tjera.
Streha e elefantëve është themeluar në vitin 2005 dhe ndodhet në Sukhothai të Tailandës Veriore.
Gjithashtu është shtëpi për 8 elefantë të shpëtuar, duke përfshirë dhe Wasanën.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/