Shkodër, makina del nga kontrolli përfundon në lumin Buna

Shkodër, makina del nga kontrolli përfundon në lumin Buna

68
0
Shares

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të qytetit, ku një automjet ka përfunduar në lumin Buna. Mjeti me targë SH 3992 E ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe është përplasur fillimisht me barrierat anësore dhe më pas ka rënë në Bunë, ndërsa drejtuesit, 23 vjeçari Vilson Dibra ka arritur të dalë nga mjeti dhe të shpëtojë.
Sipas informacioneve të parë, i riu është dërguar në spital i plagosur,  por gjendja shëndetësore e të cilit ende nuk dihet.
Personi i plagosur ka deklaruar në spital se udhëtonte i vetëm ne automjet.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për nxjerrjen e automjetit. Sipas policisë shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY