Shkodër, familja në varfëri ekstreme, një prej fëmijëve me sëmundje të rëndë

Shkodër, familja në varfëri ekstreme, një prej fëmijëve me sëmundje të rëndë

476
0
Shares

Në familjen Gjyrasha, në fshatin Grude, 3 kilometra larg Shkodrës, ka vetëm bukë e kripë. Dy prindërit e pa punë, një fëmijë në shkolle dhe sëmundja e rëndë e djalit të madh e ka shtuar varfërinë në këtë shtëpi.

Toma, kryefamiljari i shtëpisë, mundohet të bëjë çdo lloj pune për të ushqyer familjen e tij. Këtë e tregojnë edhe duart e ngurtësuara nga kallot, por ajo që fiton shkon e gjitha për ilaçet dhe borxhet që marrin për djalin e tyre që në moshë të re vuan nga një sëmundje e rëndë në zemër. Ajo që mbetet shkon për ushqim. Të afërmit mundohen t’i ndihmojnë që mos mbeten në errësirë sepse nuk janë në gjendje ta paguajnë.

“Kushte të kqija, pa punë. Nganjëherë punojmë me ditë, punë krahu. Nuk kam rrugëdalje tjetër, nuk kam mbështetje prej kërkujt”, thotë Tom Gjyrasha.

Gjelina, bashkëshortja e Tomës, tregon se në shtëpinë e saj gjendet vetëm bukë e kripë. Shpesh herë edhe ajo mungon dhe ushqimi i vetëm gjendet nga bamirësia e fqinjëve.

“Burrë e grua nuk punojmë, vetëm ndonjë ditë. Djalin e madh e kam të sëmurë dhe nuk mund të punojë. Djalin e vogël e kam në shkollë”, rrëfen Gjelina.

Lutjet e tyre në prag të Krishtlindjeve shkojnë për shëndetin e fëmijëve dhe të nesërmen, të kenë mundësi t’i ushqejnë, t’i veshin e shkollojnë në mënyrë që kur të rriten mos jenë kaq të varfër. / Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY