SHËNIM/ NATO për Ramën, “një ëndërr” në kohën e protestave

SHËNIM/ NATO për Ramën, “një ëndërr” në kohën e protestave

70
0
Shares

“Anëtarësimi në NATO për ne ishte një ëndërr që u bë realitet. Duke qenë pjesë e NATO-s do të thotë jo vetëm të përfitosh por edhe të kontribuosh. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Si një anëtar i NATO-s jemi të kërcënuar nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm. Ne ndajmë përgjegjësinë tonë aty”.
Deklarata “befasuese”, është bërë sot nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Deklarata është “befasuese”, jo pse u bë në televizionin izraelit I24, por sepse “zbulon”  një konsideratë të Ramës për NATO-n, të atij që në kohën “bërjes së kësaj ëndrre realitet”, kishte dhe bënte të vetën një tjetër “ëndërr”, atë të protestave në rrugë, pikërisht në ditën e marrjes së festës zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.
Megjithëse Rama, “doli nga vetja” në Izrael, dhe artikuloi një gjysmë ftese, ende nuk “po merr guximin” të pranojë e njohë meritën e “bërjes së kësaj ëndrre realitet”…, sigurisht atë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY