Receta/Mos lyeni flokët por hiqni thinjat me caj

Receta/Mos lyeni flokët por hiqni thinjat me caj

476
0
Shares

Lyerja e flokëve për gratë është një dicka normale por për burrat nuk ngjan të jetë kështu, të paktën jo në të gjitha rastet.

Që të shmangni efektin e thinjave por edhe të largoni bezdinë e bojës ka disa receta:

Çaji i zi

Merrni gjethet e çajit të zi dhe vendosini në një litër ujë. Vlojini për 30 minuta dhe lëreni të pushojë për 24 orë. Filtrojeni ujin dhe shpëlani flokët me pas çdo larje me shampo.

Kakao

Edhe me kakao mund të errësoni flokët gri, natyrisht duke formuar një krem të përbërë nga 3 lugë mjaltë dhe 3 lugë kakao. Aplikoni maskën në flokët e thatë për rreth 1 orë dhe shpëlajeni me ujë të bollshëm.

Sherebela

Vloni një litër ujë me 200 gram gjethe sherebele për 30 minuta dhe pastaj lëreni të ftohet.

Përdoreni çajin si maskë para larjes dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

Vaj Amla

Në Indi për të lyer flokët e bardhë përdoret zakonisht vaji Amla, ose vaji i rrushit indian.

Butësisht masazhoni kokën tek rrënjët me vaj amla dhe pastaj gradualisht të gjithë gjatësinë për rreth 15 minuta çdo ditë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY