Nëna e Artur Meçes: Djali më vdiq me pranga nëpër këmbë

Nëna e Artur Meçes: Djali më vdiq me pranga nëpër këmbë

78
0
Shares

Familjarët e Artur Meçes, i riu që ndërroi jetë në spitalin “Nënë Tereza”, pasi ishte dignostifikuar me kancer dhe që ishte dënuar me 5 vite burg, flasin për çastet e tij të fundit ne News24.

Nëna e tij Mimoza thotë se djali i saj, 22-vjeçari Artur Meçe, edhe ishte transferuar prej disa ditësh nga Spitali i Burgut, në pavijonin e Kardiologjisë në QSUT, për shkak se gjendja e tij ishte përkeqësuar, vdiq me pranga në këmbë.

Duke treguar gjendjen e rëndë ekonomike nëna shton: “Nuk munda t’i bëja shërbim në spital Arturit, s’kisha para. Jam e zhytur në borxhe, mblidhja kanaçe”.

Rasti i Artur Meçes u bë publik edhe në media gjatë muajit shtator, kur familjarët e tij, por edhe qytetarët e Fierit, kërkonin lirimin nga burgu të 22-vjeçarit, pasi sipas tyre i kishte ditët e numëruara. Artur Meçe pak kohë më parë u dënua nga drejtësia me 5 vite për armëmbajtje pa leje. Pas përkeqësimit të shëndetit, i riu që vuante dënimin në burgun e sigurisë se lartë ne Fier u diagnostikua me sëmundjen e kancerit. Në një protestë të zhvilluar 3 muaj më parë, familjarët i kërkonin presidentit lirimin e Arturit.

 

Madje pasi protestat u transmetuan në media të ndryshme, thirrjes së familjarëve iu bashkuan edhe bashkëvuajtësit e 22-vjeçarit në këtë burg, të cilët për disa ditë refuzuar vaktet e ushqimit. Familja Meçe nga fshati Mbrostari i Fierit kërkoi vazhdimisht lirimin e djalit, pasi kërkonin që ta mbanin në shtëpi gjatë ditëve të fundit të jetës. Ata i bënin apel Drejtorisë së Burgjeve dhe Presidencës që i riu t’i kalonte ditët e mbetura pranë familjes. Nëna e tij, Mimoza Meçe tregonte se doktorët e kishin diagnostikuar me kancer në mushkëri, por ai kishte edhe probleme në zemër.

Megjithëse pas kërkesës, Drejtoria e Burgjeve tha se kishte vënë në dijeni për rastin Gjykatën dhe Prokurorinë, nuk erdhi asnjë vendim konkret, qoftë edhe për lehtësimin e kushteve të vuajtjes së dënimit. Ndërsa dy ditë më parë i riu nga Fieri ndërroi jetë në Spitalin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY