Familjarët e Jani Kollçinakut, i njohur si Landi i Mirasit, bëjnë apel për zbardhjen e krimit që i mori jetën 37- vjeçarit, në të kundërt ata paralajmërojnë vetëgjyqësi.
“Shteti ta gjejë kush e vrau. Mes atyre që kanë shoqëruar duhet të jetë edhe autori. Nëse duan, ata mund ta gjejnë brenda 24 orësh dhe jo ta lënë në heshtje. Unë e them me plot gojën se vëllai im nuk ishte njeri pa njeri. Nëse nuk e gjen policia kush e vrau, do ta gjejmë ne, unë do ta gjej dhe do ta vras, siç vrau vëllain tim me plumb pas koke”, ka thënë ajo për gazetën Panorama.
Zhaneta Hoxha, mohon etiketimet që i janë bërë vëllait të saj si i rrezikshëm dhe trafikant droge. Sipas saj, i vëllai kishte kryer një dënim më parë për këtë vepër, por asokohe ai kishte qenë tepër i ri dhe nuk merrej më me këtë aktivitet.
“Nuk punonte askund. Ndihmonte vëllain me punët e bujqësisë dhe jetonte me lekët që i dërgonim ne. Ishte më i vogli i gjashtë fëmijëve dhe të gjithë vëmendjen e kishim tek ai. Me tre vëllezër dhe një motër në emigracion nuk i mungonte asgjë. E di që është përfolur edhe si trafikant droge, por kjo është e tepërt. Landi gaboi në moshë të vogël dhe e vuajti dënimin e tij, por kjo nuk e bën atë kriminel. Nuk kishte vrarë askënd dhe as nuk i kishte bërë keq askujt. Të gjithë në fshat i ndihmonte, ishte i sjellshëm me këdo. Dua që të paktën t’i hiqen këto etiketime si trafikant i rrezikshëm. Kjo ishte një ngjarje që na rihapi plagë”, është shprehur Zhaneta Hoxha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/