Ministria e Mjedisit: Ja makinat që nuk rrezikojnë bllokimin ne 2016

Ministria e Mjedisit: Ja makinat që nuk rrezikojnë bllokimin ne 2016

90
0
Shares

Ministria e Mjedisit ka sqaruar masat që do ndërmerret për të ulur nivelin e ndotjes, paketë që hyn në fuqi nga 1 korriku 2016. Pavarësisht vitit të prodhimit, makinat të cilat kryejnë rregullisht serviset dhe nuk ndotin ambientin do të vazhdojnë të jenë në qarkullim.

Sipas ekspertëve të kësaj ministrie makinat që pajisen me katalizator dhe janë të mirëmbajtura, normalisht do kalojnë testin e kolaudimit.
“Duke qenë se Ministria e Mjedisit ka bashkëpunuar me Ministrinë e Transporteve për këtë fushë ku Ministria e Mjedisit ka qenë në krye të grupit të punës në proceset paraprake të paketës së masave parandaluese për nivelin e gazrave sot jemi në një situatë ku Ministria e Transportit ka filluar zbatimin e këtij procesi qysh në Mars 2015.Kjo paketë masash bëhet e përputhshme 100% me direktivat e BE-se në fazën e tretë dhe përfundimtare duke filluar nga 1 Korrik 2016. Ka një keqperceptim kur flasim për mjetet që duhet të jenë në qarkullim me Euro5. Kjo nuk ka lidhje me vitin e prodhimit. Çdo makinë nëse ka shërbimet e duhura, pajisen me katalizator dhe janë të mirëmbajtura e kanë kontrolle rigoroze në servise nga qytetarët, mund të qarkullojnë dhe të kalojnë testin e kolaudimit. Sot në botë qarkullojnë lirisht makina Vintage (të viteve 50 e 60)”,– thotë këshilltarja e Ministrit të Mjedisit, Ana Kekezi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY