Në Krishtlindjet e dyta pa Atjonin, familja Zhiti ekspozoi pikturat e tij të cilat janë punime spontane të fëminisë dhe të adoleshencës së djaloshit të talentuar që u shuajt dy vjet më parë në një aksident tragjik në Tiranë. Ekspozita u çel të shtunën nën kujdesin e kritikut të artit Gëzim Qendro.
Kuratori i ekspozitës, Qendro, u shpreh se për të ishte një zbulim talenti që shpalos Atjoni. “Pas botimit të një libri me ese filozofike, “Per atë që dua ”, ky student,në çantën e të cilit si rrallëkush gjeje libra të shquar të emndimit, klasikë e modernë, na zbraz ngjyra, pas të cilave fshihen ndjesi dhe ide apo thjesht një emocion, që e tejkalojnë moshën, ose janë të pa moshë”, tha Qendro.
Në një stendë të veçantë ishin vendosur dhe disa libra, që në ballina kishin vizatime të Atjon Zhitit, kurse sipër tyre në një korrnizë të madhe ishte vendosur një ese, e gjitha si një poezi, që pikëzonte gjetjet dhe arritjet, vlerat artistike në pikturën e Atjon Zhiti, që kritiku e titullonte “Kutia me xixëllonja”.
Ja çfarë lexohej aty:
“Një kuti me xixëllonja. E lënë nxitimthi në ikje e sipër atë praggjëme që pikëlloi shumëkënd. E mbetur diku, gjysmë e përmbysur mbi barin e kopshtit të magjepsur të fantazisë së tij. Dhuratë për këdo. Nga Atjoni.”
Ekspozita do të qëndrojë e hapur edhe dy javë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/