Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kontrabandë 1 milionë euro me “lojëra elektronike”, të pandehur dy administratorë

22/12/2015
Kontrabandë 1 milionë euro me “lojëra elektronike”, të pandehur dy administratorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Prokuroria e Tiranës dhe sektori i Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë zbuluar një rast kontrabande, me dëm ndaj shtetit në vlerë mbi 1 milion euro, për të cilën janë marrë të pandehur shtetasit Gjovalin Ndoj dhe Paulin Preçi, administratorë të kompanisë së lojërave të fatit “Saturn Games”, të hetuar me masën e sigurimit “arrest në burg” në mungesë.
Sipas burimeve të Prokurorisë së Tiranës mësohet se, Njësia Task-Force, ka nisur hetimin në bazë të disa materialeve referuese të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, pas dyshimeve të krijuara se administratorët e kompanisë blinin pajisje “lojëra elektronike” në Gjermani dhe Slloveni dhe i deklaronin pranë autoriteteve doganore me shifra shumë herë më të ulëta blerjeje, me qëllim shmangien e taksave doganore.
Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë Tiranë rezulton se dy administratorët e kompanisë, në funksion të aktivitetit të tyre, gjatë vitit 2011 dhe 2012 kanë blerë një sasi të konsiderueshme makinerish për lojëra fati në kompani të ndryshme në Gjermani dhe Slloveni.
Në thuajse të gjitha rastet, këto blerje janë deklaruar dukshëm shumë herë më të vogla pranë autoriteteve shqiptare, krahasuar me faturat origjinale të blerjes, të cilat janë përftuar në bazë të letër-porosive të Prokurorisë Shqiptare, si edhe kërkesave për ndihmë zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, drejtuar autoriteteve gjyqësore dhe doganore gjermane dhe sllovene.
Rezulton se shtetasi Paulin Preçi, në cilësinë e përfaqësuesit të “Saturn Games”, në vitin 2011 ka realizuar 7 hyrje malli në degën doganore Tiranë, të cilat, nga hetimi, rezulton se janë të gjitha të shoqëruara me dokumente blerjeje të falsifikuara.
Po ashtu, rezulton se shtetasi Gjovalin Ndoj,  në cilësinë e përfaqësuesit të “Saturn Games”, në vitin 2012, ka realizuar 10 hyrje malli në degën doganore Tiranë, të cilat, nga hetimi, rezulton se janë të gjitha të shoqëruara me dokumente blerjeje të falsifikuara.
Në bazë të veprimeve hetimore, Prokuroria e Tiranës vlerëson se dëmi i shkaktuar shtetit shqiptar, nëpërmjet shmangies së detyrimeve doganore, nga ana e dy shtetasve të mësipërm është rreth 15 milionë lekë të reja (rreth 1 milion euro).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026
Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

Rama mbledh kabinetin për negociatat me BE: Nuk duhet të humbasim asnjë afat

30/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

Balliu prezanton projektligjin: Paratë e konfiskuara nga krimi t’i kthehen shoqërisë. PS voton kundër

30/03/2026
PAMJET/ Vendimi për Ajola Xoxa shtyhet për nesër, paraqitet në SPAK

GJKKO heq masat e sigurisë për Ajola Xoxen, shkak shtatzania

30/03/2026
Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

Berisha komenton kreun e ri të policisë:U emërua Skënder Balluku, emër problematik

30/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.