KLD shkarkon gjyqtarin e Shkodrës, Çepele, çon në pension 2 të tjerë

KLD shkarkon gjyqtarin e Shkodrës, Çepele, çon në pension 2 të tjerë

83
0
Shares

Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvilloi sot nën drejtimin e Presidentit Nishani , mbledhjen e tij ku shkarkoi një gjyqtar të Gjykatës së Shkodrës ndërkohë që lejoi vijimin e procedimit penal për një tjetër.

Po ashtu u larguan nga detyra e gjyqtarit në gjykatë të Apelit Edmond Gogo dhe Vasil Hanxhari, njëri në Tiranë dhe tjetri në Vlorë për shkak të mbushjes së moshës së pensionit.

Dy vendet e tyre u shpallën vakante.

Procedimi disiplinor për Albano Cepelen filloi pas kërkesës së ministrit të Drejtësisë ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Anëtarët e KLD-së, miratuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë, për të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Alabano Çepele. Largimi i tij mësoeht se nuk ka lidhje me akte korruptive por em faktin se ai nuk është paraqitur në punë për disa kohë për arsye personale.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e Këshillit shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Rasim Doda. Pas diskutimeve, Këshilli duke pasur në konsideratë që ndaj gjyqtarit Doda, ka një hetim penal për këtë çështje, vendosi të pezullojë procedimin disiplinor, deri në momentin e përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të çështjes.

KLD vendosi ndërkohë të niste një inspektim tematik për vonesat në dorëzimin vendimeve të arsyetuara. Shkak për këtë u bë informacioni i ardhur nga kryetari i Gjykatës së Apelit Tiranë, z. Alaudin Malaj, për vonesa në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara të një gjyqtareje pranë kësaj gjykate, si dhe mbi informacionin periodik të kryetarëve të gjykatave për muajin tetor 2015.

Në fund të punimeve KLD miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtare Flutura Hoxha, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë;

Gjyqtar Andri Ymeri, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër;

Gjyqtare Meriban Mullaj, Gjykata e Apelit Durrës;

Gjyqtar Bari Shyti, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Durrës;

Gjyqtar Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit Shkodër;

Gjyqtar Dritan Seci, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë;

Gjyqtar Asim Vokshi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Besnik Shehu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë;

Gjyqtare Altina Nasufi, Gjykata e Apelit Administrativ Tiranë;

Gjyqtar Shkëlqim Mustafa, Gjykata e Apelit Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY