INTERVISTA/ Rama: Edhe Shqipëria e kërcënuar nga terrorizmi

INTERVISTA/ Rama: Edhe Shqipëria e kërcënuar nga terrorizmi

78
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në ditën e fundit të vizitës së tij në Izrael tha edhe një intervistë për televizionin vendas I 24, ku foli për bashkëpunimin dypalësh në ekonomi dhe në siguri për më tepër.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se edhe Shqipëria rrezikohet nga terrorizmi, ndërsa theksoi se vendi është i angazhuar ta luftojë çdo rast të tillë.
Rama tha se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO e ka bërë vendin tonë një objektiv për terroristët që veprojnë më së shumti në Lindjen e Mesme.
Kreu i Ekzekutivit shqiptar gjatë intervistës për televizionin izraelit I24 pohoi se Shqipëria po jep një kontribut të madh në luftën kundër terrorizimit dhe sipas tij harmonia fetare është dhe një pozitiv, vlerë të cilën e ka çmuar edhe Papa Françesku gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Ai foli për ndihmën që shqiptarët u dhanë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, si edhe për krizën e emigrantëve.
Duke folur për krizën e refugjatëve, Rama tha se Shqipëria nuk është prekur nga ajo, por është gati të kontribuojë.

Gjatë takimit me homologun Benjamin Netanyahu diskutuat marrëveshje për tragetin, ujin, a mund të na tregoni për marrëveshjet për sigurinë?
Jam i nderuar për vizitën në Izrael. Ne kemi një histori për tu bërë krenar për shpëtimin e hebrenjve. Dhe asnjë hebre nuk iu dorëzua gjermanëve. Ky rol u luajt nga familjet myslimane. Në këto 25 vite kemi rilidhur marrëdhëniet, që ishin thyer në mënyrë të natyrshme nga diktatura. Kemi diskutuar për luftën kundër terrorizimit dhe ne ndamë mirëkuptimin se Shqipëria mund të kaloj një rol të rëndësishëm në këtë luftë, jo se jemi pjesë e një rajoni ku është një shoqëri multi-fetare. Por kemi ende punë për të bërë për të parandaluar aktet. Kemi folur dhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik. Për të përfituar sa më shumë nga vullneti për zhvillim. Dhe më në fund firmosën një deklaratë miqësie mes dy vendeve.

Të ndalemi pak te luta kundër terrorizimit. Sa shqetësim ka nga ‘frika nga zgjerimi’ në Shqipëri?
Besoj se jemi në vendin më të mirë, pasi ka dialog mes vendeve. Në Shqipëri kemi një situatë specifike, që Papa Françesku e përmendi se kemi harmoni fetare. Frikësohemi se nëse nuk bëjmë punën e duhur për të vazhduar këtë traditë.

Sa i përket migrimit, Maqedonia është përballur me emigrim masiv, po Shqipëria si po e përballon këtë krizë?
Ne nuk jemi prekur nga ardhja e emigrantë. Por jemi të përgatitur. Jemi një vend që e dimë se çdo të thotë të përballesh me luftë migrimi, për shkak të konflikteve në Kosovë, ku erdhën mbi gjysmë milioni.

Shqipëria u anëtarësua në NATO në vitin 2009…
Anëtarësimi në NATO për ne ishte një ëndërr që u bë realitet. Duke qenë pjesë e NATO-s do të thotë jo vetëm të përfitosh por edhe të kontribuosh. Do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Si një anëtar i NATO-s jemi të kërcënuar nga terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm. Ne ndajmë përgjegjësinë tonë aty.

Për ta mbyllur, e hapëm me histori duke kthyer kokën pas kur Shqipëria mbrojti hebrenjtë. Si i shikoni marrëdhëniet?
Para pak minutash isha duke përshëndetur presidentin Perez. Folëm për të ardhmen më shumë se për të kaluarën. Ndamë opinionet tona emocionet tona përpara komuniteteve hebrejo-shqiptare që jetojnë këtu. Unë besoj se mundtë bëjmë më shumë. Jam humb i angazhuar për të mësuar sa më shumë nga Izraeli dhe eksperienca juaj në shumë fusha.

Duket si një vizitë shpresëdhënëse. Mirë se erdhët në Izrael, faleminderit.
Faleminderit për ftesën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY