Shpesh viktimat e korrupsionit janë gratë, është shprehur ambasadori amerikan Donald Lu.
Në një tryezën të organizuar për të drejtat e grave dhe reformën në drejtësi, ambasadori amerikan Lu tha se e rëndësishme është që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë e diskutimit të reformës në drejtësi. Ai ka përcjellë edhe njëherë mesazhin e rëndësisë së reformës në drejtësi, dhe largimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar.
“Në një sistem të korruptuar, viktimat janë shpesh gra. Të pasurit e të fortët blejnë drejtësinë, ndërsa të varfrit janë viktimat. Puna e vështirë nuk ka mbaruar. Është e rëndësishme që qytetarët shqiptarë të kenë mundësinë e diskutimit të kësaj reforme të rëndësishme. E dimë se propozimi i tanishëm i reformës duhet të përfshijë ndryshime të rëndësishme për të reflektuar ide më të mira nga Komisioni i Venecias, ekspertët e opozitës, gjyqtarët, prokurorët, juristët dhe publiku i ndërgjegjshëm. Ky proces ka nisur”, u shpreh z. Lu.
Reforma në drejtësi ofron një mekanizëm për të frenuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe të paaftë.
“Ekspertët tanë u përfshinë aktivisht në forcimin e ndryshimeve kushtetuese. Ndryshe nga propozimet e mëparshme ky propozim ofron një mekanizëm për të larguar gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të paaftë. Ai ngre sistem më të mirë për të frenuar gjyqtarët dhe prokurorët në të ardhmen dhe ristrukturon funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm për të nxitur më pak politizim”, tha Lu.
Ndërsa deputetja është shprehur Majlinda Bregu, e cila prej vitesh lobon për mbrojtjen e grave, viktimë të dhunës në familje, tha se vetëm vitin e kaluar 3090 gra kanë qënë viktima të dhunës. Ajo tha se duhet të ketë një shkundje të të gjitha institucioneve që nga policia, e para që ka kontaktin me gruan e dhunuar, e institucionet e tjera në vijim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/