Donald Lu: Do gjejmë një mënyrë t’ua prishim pushimet

Donald Lu: Do gjejmë një mënyrë t’ua prishim pushimet

61
0
Shares

Ambasadori Amerikan në Tiranë, Donald Lu deklaroi sot se njerëzit e pushtetshëm kanë frikë nga zbatimi i Reformës në Drejtësi. Lu pohoi se këta persona të ashtuquajtur sipas tij të pushtetshmit do humbasin paratë e pista dhe do përfundojnë në burg.

“Njerëzit e pushtetshëm kanë frikë nga kjo reformë. Të pushtetshmit do humbasin paratë e pista dhe do të përfundojnë në burg”, tha ambasadori Lu. Ndër të tjera ai shtoi se duhet të gjendet një mënyrë që atyre ‘t’u prishen pushimet’ ndërkohë që po fliste në një pritje të komisionit të reformës në drejtësi.

Sakaq, kreu i Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafaj theksoi se Reforma në Drejtësi është mbështetur në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent.

“Kemi një projekt konkret dhe njerëz që punojnë. Kemi zhvilluar një proces gjithë-përfshirës e transparent”, tha Xhafaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY