“Ben Blushi tallet me myslimanët në romanin e tij”

“Ben Blushi tallet me myslimanët në romanin e tij”

79
0
Shares

Një nga të akuzuarit për terrorizëm deklaroi sot në gjykatën e Krimeve të rënda se në Tiranë ka letërsi kundër myslimanëve.

Fadil Muslimani mallkoi deputetin Ben Blushi, me arsyetimin se në romanin e tij tallet me myslimanët, ndërkohë që lëshuar një lumë akuzash ndaj shtetit shqiptar.

Muslimani, filloi leximin e një letre sapo ka hyrë në sallën e gjyqit ku akuzonte politikën për arrestimin e tyre. Por nuk u lejua të fliste nga shoqëruesit deri në fillimin e gjyqit. Gjyqtarët po ashtu nuk e lejuan të pandehurin të fliste pa leje dhe për çështje që nuk kanë lidhje me procesin gjyqësor.

Genc Balla imami i vetëshpallur i xhamisë së Unazës së Re tha në dëshminë e tij se po mbahet në burg vetëm pse ka predikuar Kuranin para besimtarëve, duke mohuar në mënyrë kategorike se ka nxitur apo rekrutuar ndonjë person për terrorizëm. Të njejtin qëndrim mbajti edhe imami i vetëshpallur i xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa, duke shtuar se procesi është poltik dhe besimtarët që ndodhen në kafazin e hekurt nuk kanë kryer ndonjë shkelje ligjore.

Edhe të pandehuri Zeqir Imeri dhe Gert Pashja akuzuan prokurorin për falsifikim të nënshkrimit në vendimet e zgjatjes së fazës hetimore. Për këtë fakt, ata kërkuan lirimin nga burgu, kërkesë kjo që u kundërshtua nga prokurorja e cila kërkoi që Gjykata t’i caktojë avokat kryesisht të gjithë të pandehurve pasi nuk kanë njohuri ligjore, duke futur procesin në një ngërç. Gjykata, pasi u këshillua vendosi të mos liroi nga qelia të pandehurit, të cilët vazhdojnë të kundërshtojnë caktimin e avokatëve kryesisht me pretendimin se i mbron Allahu.

Të pandehurit gjykohen për akuzën nxitje të urrejtjes fetare dhe rekrutimin e besimtarëve myslimane me qëllime terroriste.

Thuasje një zëri, të gjithë të pandehurit e cilësuan procesin gjyqësor të montuar, me akuza politike me qëllimin e vetëm luftën ndaj islamit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY