Kjo makinë është djegur dje te Fusha e Aviacionit duke shqetësuar banoret e zonës. Përpos kësaj, banorët denoncojnë se zjarrfikësja shkoi në vendin e ngjarjes kur çdo gjë ishte shkrumbuar, megjithëse ndodheshin jo më larg se 3 minuta larg. Për pasojë edhe makina ngjitur u dogj nga njëra anë.
Nga ana tjetër, ende sot, 24 orë më pas, askush nuk ka shkuar ende nga policia apo prokuroria për të bërë ekspertizën në vend.
Kur vjen puna te taksat ti kërkojnë rrumbullak, por kur vjen puna për të shërbyer asnjë gjë nuk e bëjnë tamam, denoncojnë banorët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/