Vdes i dënuari me kancer, ju injorua kërkesa për lirim

Vdes i dënuari me kancer, ju injorua kërkesa për lirim

45
0
Shares

Artur Meçe

Ndërron jetë në spitalin “Nënë Tereza”, 22-vjeçari i diagnostikuar me kancer, që ishte dënuar me 5 vjet burg për armëmbajtje pa leje.
I riu nga Fieri, Artur Meçe, ishte transferuar prej disa ditësh nga Spitali i Burgut, në pavijonin e Kardiologjisë në QSUT, për shkak se gjendja e tij ishte përkeqësuar. Veç kancerit, Meçe kishte edhe probleme kardiake, për shkak të të cilave ai ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes.
Rasti i Artur Meçes u bë publik edhe në media gjatë muajit shtator, kur familjarët e tij, por edhe qytetarët e Fierit, kërkonin lirimin nga burgu të 22-vjeçarit, pasi sipas tyre i kishte ditët e numëruara. Artur Meçe pak kohë më parë u dënua nga drejtësia me 5 vite për armëmbajtje pa leje.
Pas përkeqësimit të shëndetit, i riu që vuante dënimin në burgun e sigurisë se lartë ne Fier u diagnostikua me sëmundjen e kancerit. Në një protestë të zhvilluar 3 muaj më parë, familjarët i kërkonin presidentit lirimin e Arturit.
Madje pasi protestat u transmetuan në media të ndryshme, thirrjes së familjarëve iu bashkuan edhe bashkëvuajtësit e 22-vjeçarit në këtë burg, të cilët për disa ditë refuzuar vaktet e ushqimit.
Familja Meçe nga fshati Mbrostari i Fierit kërkoi vazhdimisht lirimin e djalit, pasi kërkonin që ta mbanin në shtëpi gjatë ditëve të fundit të jetës.
Ata i bënin apel Drejtorisë së Burgjeve dhe Presidencës që i riu t’i kalonte ditët e mbetura pranë familjes.
Nëna e tij, Mimoza Meçe tregonte se doktorët e kishin diagnostikuar me kancer në mushkëri, por ai kishte edhe probleme në zemër.
Megjithëse pas kërkesës, Drejtoria e Burgjeve tha se kishte vënë në dijeni për rastin Gjykatën dhe Prokurorinë, nuk erdhi asnjë vendim konkret, qoftë edhe për lehtësimin e kushteve të vuajtjes së dënimit. Ndërsa dy ditë më parë i riu nga Fieri ndërroi jetë në Spitalin “Nënë Tereza”, në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY