Dy qytetarë u arrestuan sonte nga policia në rrugën e Kavajës në kushtet e flagrancës teksa po kërcënonin një person me armë zjarri.
Sipas njoftimit të policisë, në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë Tiranës, ka mbërritur një telefonate se dy persona po kanosnin me armë zjarri një person tek rruga e “Kavajës”, në afërsi të nje lokali.
Policia mbërriti menjëherë në adresën e dhënë, dhe shërbimet kapën në flagrancë shtetasit:
• Valment Pelivani, 24 vjeç, të cilit ju gjetë një pistole tip TT e mbushur me fishek gati për qitje.
• Bekim Zenollari, 32 vjeç, te cilit ju gjet gjithashtu një armë zjarri, pistoletë TT, ku ky i fundit pretendon se është punonjës policie burgjesh, si dhe posedonte dy dokumenta policie.
Këta dy shtetas dyshohet te kenë kanosur nje tjetër shtetas i cili ka depozituar kallëzimin përkatës në Komisariat por qe me pare kishte denoncuar policin e burgjeve.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/