Është arrestuar sot një oficer i Policisë Gjyqësore të Shkodrës. Burime të policisë lokale bëjnë të ditur se i arrestuari është identifikuar si Genc Filipi.
Ka qenë Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në Shkodër që ka bërë arrestimin e zyrtarit të policisë. Oficeri Genc Filipi është arrestuar rreth orës 18:30 minuta në Velipojë teksa ndodhej në një shtëpi pushimi.
Sipas hetimeve dyshohet se oficeri ka marrë 3 mijë euro për mbylljen e çështjes gjyqësore për vjedhje të energjisë elektrike një biznesmeni nga Shkodra.
Urdhri për arrestimin e Genc Filipit është dhënë nga Prokuroria e Shkodrës.
Ndërkohë nga prokuroria mësohet se do të ketë edhe arrestime të tjera të personave që kanë bashkëpunuar me Genc Filipin për të mbyllur dosjen e shtetasit nga Shkodra.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/