Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama nënshkruan dy marrëveshje në përfundim të një takimi që u zhvilluar sot mes tyre.
Liderët nënshkruan një marrëveshje miqësie dhe një marrëveshje bashkëpunimi mes Izraelit dhe Shqipërisë. Pavarësisht se nuk është publikuar dicka konkrete që shoqëron këto marrevshje Rama ka shkruar në twitter se takimi ka qenë rreth cdo teme me interes reciprok. “Ne Jerusalem pas takimit me kryeministrin Netaniahu ku perreth dy ore u ndalem ne çdo teme te interesit reciprok”, ka postuar Rama pas takimit.
Netanjahu theksoi gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve, që shënojnë 25-vjetorin e lidhjes diplomatike mes dy vendeve, se miqësia mes shqiptarëve dhe hebrenjve daton që nga Holokausti, kur shqiptarët mbrojtën hebrenjtë dhe nuk i dorëzuan tek nazistët.
“Ne nuk do i harrojmë kurrë miqtë tanë,” tha Netanjahu, duke theksuar se Shqipëria ishte i vetmi vend që kishte më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore se përpara saj.
Gjatë Holokaustit, shqiptarët, që janë në shumicë myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të mbrojtur hebrenjtë, raportojnë disa nga mediat e mëdha izraelitë.
73 shqiptarë myslimanë janë vlerësuar nga Izraeli për këto merita.
Kryeministri shqiptar Edi Rama po qëdnron në Izrael për një vizitë dyditore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/