Qeveria investon në fasadë, bien shpenzimet për shëndetësi dhe arsim

Qeveria investon në fasadë, bien shpenzimet për shëndetësi dhe arsim

88
0
Shares

Qeveria po investon fasadën e saj ndërkohë që ka ulur shpenzimet për shërbime jetike të qytetarëve që lidhen me shëndetësinë dhe arsimin.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, shpenzimet për argëtimin, kulturën dhe çështjet fetare janë rritur gati 10 herë krahasuar me 2014-ën dhe 35 % krahasuar me 2012-ën.

Në të njëjtën kohë, shpenzimet për shëndetësinë ranë 3.6% në raport me vitin e kaluar dhe ato për arsimin ranë 1 %.

Shpenzimet buxhetore në total arritën 298.5 miliardë lekë këto nëntë muaj, duke u rritur vetëm 0.4 për qind në krahasim me një vit më pare.

Pjesa më e madhe e fondeve buxhetore shkuan për Mbrojtjen Sociale (pensione, pagesa për invalidët, pagesa e papunësisë).

Shërbimet që ofron ndaj qytetarëve qeveria ka shpenzuar një shume prej 65 miliardë lekësh në nëntëmujor, por këto fonde kanë qene 4 për qind më të ulta se një vit më pare.

Mbi 5% me pak para u vunë në funksion të strehimit dhe komunitetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY