Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar menjëherë ligjin për dekriminalizimin dhe ndryshimet kushtetuese në funksion të këtij ligji.
Dekretimi vjen kater dite pas miratimit ne Kuvend te ketij ligji, ku pozite e opozite ne unanimitet votuan dhe pro ndryshimeve kushtetuese per ligjin per dekriminalizimin.
“Presidenti Nishani dekreton shpallje ligji dhe dhënien e pëlqimit për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit”, për ndryshimet kushtetuese”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të Presidencës.
Presidenti ka hedhur firmën edhe mbi ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i njohur gjerësisht si dekriminalizimi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/