Sepp Blatter ka reaguar pas vendimit të Komitetit të Etikës për t’a pezulluar për 8 vjet nga pjesëmarrja në çdo aktivitet sportive. Në një deklaratë për mediat Sepp Blatter, ka premtuar se do të luftojë kundër këtij vendimi.79-vjeçari insistoi se vetëm Kongresi i FIFA-s mund sipas tij ta shkarkojë atë si president, jo komiteti i etikës.
Ai theksoi ka konfirmuar se do ta apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv vendimin, duke këmbëngulur se vetëm kongresi i FIFA-s ka të drejta të marrë vendime të tilla përfundimtare. Ai fajësoi të gjithë, përveç vetes së tij dhe këmbënguli: “Unë do të kthehem”.
“I skualifikuar për tetë vjet, për çfarë? Kam folur me avokatin tim këtë mëngjes, i cili nuk ishte i befasuar që njoftimi i vendimit është bërë për herë të parë në media dhe më pas tekata që duhet ta merrnin atë.Komunikimi në këtë komitet etik është një shembull se si nuk duhet të komunikojmë. Më vjen me të vërtetë keq. Më vjen keq për futbollin.Më vjen keqgjithashtu dhe për mënyrën se si jam trajtuar në këtë botë me cilësi humanitare”,- tha Blatter.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/