Ministria e Zhvillimit Urban është përpjekur sot që të sqarojë cështjen e konkursit për bypass-in e Gjirokastrës i cili u publikua mbrëmë nga droni.al ndërkohë që më pas pati një shpërndarje të madhe në rrjetet sociale.
“Tri ishin skuadrat, të cilat u shpallën fituese për të kaluar në fazën e dytë të konkursit, bazuar mbi eksperiencën dhe dokumentacionin e dorëzuar:
1. Studio Atelier 4
2. Grupimi i studios METROPOLIS me UNIVERSITETIN POLIS + G&K dhe CHWB
3. Grupimi i studiove SON Ndërtim+Projektim, C+S CAPPAI ASSOCIATE dhe F&M INGENERIA
Këto tri skuadra,të përzgjedhura nga faza e parë u ftuan të prezantojnë në Gjirokastër propozimet e tyre për temën e konkursit.Prezantimet e tyre u bënë sipas rendit alfabetik.
Skuadrat e përzgjedhura nga faza e parë janë thirrur nga moderatorja e konkursit me termin “fituese”, duke iu referuar faktit që kanë fituar garën për të kaluar nga faza e parë në fazën e dytë dhe finale”, thuhet në shpjegimin e ministres Gjermeni.
Një ditë më parë administratori i Universitetit Polis, Besnik Aliaj përshkroi momentet e garës së këtij konkursi. “Hapet konkursi i qeverise dhe del nje vajze e “sinqerte” qe pasi hap konkursin, thote rregullat e lojes me seriozitet maksimal por ne fund ben nje “gafe” frojdiane e shkreta … duke thene ne publik me plot goje dhe me bindje:
e hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4 !!!!! :))))) :((((
Gajasje pa fund nga te gjithe te pranishmit! Por edhe trishtim e revolte per kete korrupsion pa turp dhe diten per diell! Fituesi u shpall pa filluar akoma konkursi …
Dhe sikur mos mjaftoje kjo juria edhe pse u mundua te lante (me falni) “mutin me shurre” ishte aq e pacipe dhe arrogante sa te shpallte ne fund zyrtarisht dhe publikisht fitues Atelier 4 ??!!! … Tmerr! Turp! Skandal! Jam pa fjale!”, shkruante Besnik Aliaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/