Kreu i FRPD Belind Këlliçi, hapi protestën e sotme të opozitës, organizuar nga të rinjtë e FRPD-së. Sipas Këlliçit, protesta zhvillohet edhe për të drejtat e të rinjve për arsim.
Duke perifrazuar kryeministrin, kreu i FRPD i kujtoi Ramës se “kjo qeveri nuk promovon më vlerat, por antivlerat. Sot kemi një qeveri që akuzohet për trafik droge dhe korrupsion. Ne jemi këtu për ti thënë ndal Edi Ramës, “Rama ik” si e vetmja rrugë për shpëtimin e vendit. Rama sajoi sot një udhëtim për të prezantuar pikturat e tij në një vend të botës. Rama nuk pranoi që të përballet sot me të rinjtë.
I dashur kryeministër nuk ke parë asgjë akoma nga FRPD, ne do të jemi këtu. Ti jaguar, ne në sheshe e protesta”.
Më pas në podiumin e improvizuar për protestën, të rinj, pedagogë e studentë apeluan për të protestuar, për gjendjen e rëndë ekonomike, për kriminalitetin, për të drejta e rinisë, për arsimin etj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/