Sipas ish-kryetares së FRPD Greta Koçi, nënë qeverisjen e Ramës situata në vend është bërë e padurueshme nga Jugu në Veri. Greta Koçi i është drejtuar kryeministrit Rama gjatë protestës së sotme, duke e pyetur se për çfarë krenohet. Në morinë e shumë shqetësimeve, ajo ka vënë theksin tek ekonomia dhe skamja, duke nenvizuar se, populli po vuan për bukë. “Situata është bërë e pasuportueshme nga jugu në veri. Z. Rama po ju drejtohem ju, nuk do ju shaj, po do ju them që ti nuk je kryeministri im. Për çfarë krenoheni ju? Populli është pa bukë. Krenoheni me ligjin e arsimit të lartë apo për 300.000 vendet e punës apo për familjet që iu është hequr ndihma ekonomike, apo për të rinjtë që po enden rrugëve të botës. Jeni artist sikur unë z. Rama, por dyshoj shumë tek artistlliku juaj”,- ka thënë Greta gjatë fjalimit në protestë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/