Revista e famshme “GQ” ka realizuar një klasifikim gjatë ditëve të fundit, për modelet më sensuale dhe të suksesshme, të cilat duhet t’i ndiqni në Instagram. Disa prej tyre janë emra të pushtetshëm në botën e pasarelave, disa të tjera, janë yjet që kanë shkëlqyer këtë vit. Ndaj, për të gjithë adhuruesit e modës dhe ata që dëshirojnë të kenë një inspirim, do të zbulojmë modelet që duhet patjetër t’i keni në Instagramin tuaj.
Gigi Hadid
E para në listë është Gigi Hadid… Modelja ka shkëlqyer gjatë këtij viti dhe ka arritur t’i dëshmojë botës se tashmë është e aftë të pushtojë botën e modës. E këndshme dhe gjithmonë në formë, Gigi është shndërruar në një ikon mode dhe frymëzim për shumë vajza të tjera. Megjithatë, Instagrami i saj na tregon se modelja që ka pushtuar kopertinat e revistave prestigjioze në botë është ende e re. Ndonëse ka 2097 post, Hadid ka vetëm 9.4 milionë folloëers, që sigurisht rriten nga ditë në ditë.
Karlie Kloss
Karlie Kloss është një tjetër emër shumë i rëndësishëm në industrinë e modelingut. Modelen e kemi parë tejet sensuale dhe të renditet në vendet e para në sondazhet e ndryshe për femrat më sensuale dhe tërheqëse në botë. Engjëlli i Victori Secret’s është përzgjedhur nga revista Vogue mes 30 modeleve më të mira të viteve 2000, ndërsa Forbes e ka përfshirë në listën e 10 modeleve më të mira të 2014-ës. Në instagramin e saj Karlie ndiqet nga rreth 3.4 milionë adhurues, të cilët me siguri kanë admiruar 1578 fotot e saj të publikuara.
Lily Aldridge
Lily Aldridge është një tjetër nga engjëjt e Victoria’s Secret, që ka merituar plotësisht të jetë në këtë listë. Modelja 30 vjeçare e ka nisur karrierën disa vite më parë si një nga imazhet më të preferuara të revistës prestigjioze “Sports Illustrated”. Pavarësisht moshës, Lily vazhdon të jetë në formë dhe aktive në botën e modës. Në Instagramin e saj do të gjeni foto nga më të ndryshmet, duke filluar që nga photoshooting, tek pasarelat, apo edhe nga përditshmëria e modeles. Deri tani Lily ka publikuar 1288 foto të cilat ndiqen nga 3.1 milionë followers.
Barbara Palvin
Rrjetet sociale nuk janë pasioni më i madh i Barbara Palvin, megjithatë adhuruesit nuk i mungojnë. Modelja e njohur ka vetëm 855 foto të publikuara dhe plot 2.6 milionë ndjekës. 22 vjeçarja hungareze, veçse është një yll i pasarelave është aktivizuar edhe në kinematografi, për të cilën ka thënë se është ëndrra e saj e madhe. Shfaqja e saj e parë serioze në një projekt filmik ka qenë në filmin “Hercules”, ndërsa eksperiencat si modele kanë qenë të shumta.
Jourdan Dunn
Jourdan Dunn është një nga modelet më simpatike në botë. Talenti i britanikes 25 vjeçare është zbuluar në “Hammersmith Primark” në vitin 2006, ku tërhoqi vëmendjen e shumë agjentëve. Mes ofertave të shumta Jourdan zgjodhi “Storm Model Management” në Londër, me të cilët nënshkroi një kontratë. Një vit më pas, saktësisht në 2007-ën, Dunn pushtoi pasarelat ndërkombëtare dhe adhurimin e mijëra fansave kudo në botë. Në Instagramin e saj, gjeni rreth 592 foto sensuale, ndërsa fansat e modeles në këtë rrjet social janë plot 1.5 milionë
Chanel Iman
Chanel Iman ka realizuar ëndrrën e shumë modeleve në botë. 25 vjeçarja amerikane është përfshirë në listën e engjëjve të Victoria’s Secret dhe ka parakaluar në disa nga sfilatat e saj. Bukuroshja me trupin adhurues ndiqet nga 921 mijë fansa në Instagram dhe ka plot 942 foto të publikuara ku ka zbuluar hiret dhe të gjithë sensualitetin e saj.
Rocky Barnes
Edhe Rocky Barnes është një nga modelet që duhet të ndiqni në Instagram. Modelja është vërtet shumë inspiruese sa i takon zgjedhjes në stil, por pse jo është edhe një motivim për të sjellë trupin në formë. Pas disa pëvojave në modeling, modelja ka impresionuar të gjithë botën me shfaqjet e saj në disa videoklipe, përfshirë edhe në ata të Justin Bieber. Në Instagramin e saj Rocky ka rreth 668 mijë ndjekës dhe plot 3366 postime.
Candice Swanepoel
Candice Swanepoel është një nga figurat kryesore të Victoria’s Secret. Modelja e famshme ka pushtuar kopertinat e revistave më të rëndësishme të modës, e jo vetëm. Në vitin 2012, ajo është përzgjedhur nga revista Forbes si një nga 10 modelet më të mira. 27 vjeçarja ka 6.9 milionë fansa në instagram ndërsa mes fotove të saj do të çastet më të lumtura dhe të rëndësishme të jetës së modeles.
Stella Maxwell
Në pasarelat e Victoria’s Secret me siguri që keni vënë re edhe bionden e këndshme Stella Maxwell. Modelja është zgjedhur nga GQ si një nga vajzat më inspiruese, të cilën duhet ta ndiqni patjetër në Instagram. E lindur në Belgjikë, nga prindër Irlandezë, modelja ka tërhequr vëmendjen për talentin si modele që në moshën 13 vjeçare, kohë kur ka pasur edhe përvojën e saj të parë në këtë fushë. Tashmë Maxëell ka 1.2 milionë followers në Instagram dhe vetëm 911 fotografi.
Joan Smalls
Joan Smalls ka bërë një rrugë të gjatë dhe plot sfida për të arritur këtu ku është sot. Modelja portorikane ka qenë një nga të preferuarat e stilistëve më të famshëm në botë, ndërsa setet e saj fotografike janë publikuar në thuajse të gjitha revistat prestigjioze të modës. Megjithatë, mes arritjeve më të mëdha në modeling, Joan konsideron renditjen në vendin e tetë në klasifikimin e revistës Forbes “World’s Highest-Paid Models” në vitin 2013 dhe të qenit modelja e parë latine që ka qenë imazh i “Estée Lauder cosmetics”. Portorikania ka 1.3 milionë ndjekës në instagram dhe 1285 postime.
Irina Shayk
Historia e saj me Christiano Ronaldon dhe flirti me Bradley Cooper ka qenë në kopertinat e të gjitha mediave rozë në botë gjatë këtij viti. Megjithatë, Irina Shayk vazhdon me sukses edhe karrierën si modele. Rusja e famshme shquhet për shfaqjet e saj në “Sports Illustrated Swimsuit Issue” nga viti 2007 deri tani dhe natyrisht për linjat e përkryera. Së fundi ajo ka pushtuar edhe kopertinën e prestigjiozes “Harper’s Bazaar” me një foto vërtet impresionuese, të cilën e ka publikuar në Instagramin e saj, ku do të gjeni edhe 567 foto të tjera. Modelja ka 4.4 milionë adhurues në këtë rrjet social.
Sara Sampaio
Brunia e këndshme Sara Sampaio është një tjetër engjëll i Victoria’s Secret, që sipas GQ-së duhet ta ndiqni në instagram. Por, pasarelat e brendit të famshëm të veshjeve intime nuk janë të vetmet për portugezen e famshme. Gjatë vitit që shkoi modelja e njohur është shfaqur në revistën Sports Illustrated Swimsuit Issue, ku sigurisht ishte tejet sensuale. Adhuruesit e Sara-s janë të shumtë, por në Instagram modelja ka vetëm 2.4 milionë followers.
Taylor Hill
Taylor Hill është një emër i ri në fushën e modës, por ka bërë shumë përshtypje me bukurinë e saj. Tiparet e saj të zeza të theksuara dhe sytë blu e kanë bërë ndër më të adhuruarat 19 vjeçaren, e cila këtë vit është përfshirë edhe në listën e modeleve të Victoria’s Secret. Modelja ka parakaluar në pasarelat e Milanos, New York-ut dhe Parisit, shfaqje këto që janë ilustruar edhe në Instagramin e saj me 1.8 milionë ndjekës.
Kendall Jenner
E fundit të listë, por jo më pak e rëndësishmja është Kendall Jenner. E njohur nga reality-show i familjes së saj Kardashian, Kendall e kishte të lehtë të fitonte zemrat e të gjithëve. Sidoqoftë, edhe ajo është lodhur për të krijuar një emër në pasarelë. Aktualisht modelja është e adhuruar jo vetëm nga miliona fansa, por edhe nga shumë stilistë, madje së fundi ka qenë muza e Balmain. “Harper’s Bazaar” e ka konsideruar si një nga vajzat më frymëzuese sa i takon stilit dhe ndoshta për këtë duhet ta ndiqni në Instagramin e saj me 2405 foto dhe me rekordin prej 43 milionë followers.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/