E PAPARE/ E nisim garën me prezantimin e studios fituese!!!

E PAPARE/ E nisim garën me prezantimin e studios fituese!!!

68
0
Shares

Urbanisti Besnik Aliaj ka ka treguar se sa fictive janë konkurset e qeverisë për zonat urbane në qytet të ndryshme të vendit. Ai ka qënë dje në një konkurs që u zhvillua për bypass-in në Gjirokastër në zonën historike të saj.

Ja postimi I tij:

“Dje ishim ne konkurs ne Gjirokaster: 3 studio finaliste, per bypass-in e Gjirokastres ne zonen historike …
Finaliste ishin studio: Atelier 4, Metropolis, dhe Son engineering. …
Hapet konkursi i qeverise dhe del nje vajze e “sinqerte” qe pasi hap konkursin, thote rregullat e lojes me seriozitet maksimal por ne fund ben nje “gafe” frojdiane e shkreta … duke thene ne publik me plot goje dhe me bindje:
e hapim konkursin me prezantimin e studios fituese Atelier 4 !!!!! :))))) :((((
Gajasje pa fund nga te gjithe te pranishmit! Por edhe trishtim e revolte per kete korrupsion pa turp dhe diten per diell! Fituesi u shpall pa filluar akoma konkursi …
Dhe sikur mos mjaftoje kjo juria edhe pse u mundua te lante (me falni) “mutin me shurre” ishte aq e pacipe dhe arrogante sa te shpallte ne fund zyrtarisht dhe publikisht fitues Atelier 4 ??!!! … Tmerr! Turp! Skandal! Jam pa fjale!
Te kuptohemi studio eshte ne pune te vete! Bravo i qofte qe ka kaq sukses!
Mbetet te shohim vendimin final te Ministres se MZHU, ose Kultures, apo Drejtoreshes se AKPT/Atelier Albania … Dhe te kuptojme kete simpati te madhe e flagrante. Madje duhet te shohim: A do kene aq kurajo sa te nenshkuajne kete kontrate!
Te shohim … Po pres me kersheri … Te tjerat pasketaj vijne!”, përfundon rrëfimi I Alisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY