Kreu i PD-së së Lushnjës Myslim Murrizi ka denoncuar “mbajtjen peng” të postit të drejtores së gjimnazit të Divjakës, nga një pensioniste. “Merita” e kësaj pensioniste, për “të merituar” këtë detyrë, është se është motra e kryebashkiakut të Divjakës dhe për kumbar ka deputetin Erion Braçe.
“Te fotot kam publikuar emrin me nr. 826 i zj. Mellanije Rrudha e datëlindjes 19. 05. 1955 qe edhe pse sipas ligjit duhet të kishte dalë në pension maksimalja dy muaj pas datës që ka mbushur 60 vjeçe vazhdon të jetë drejtoreshë e gjimnazit të Divjakës sepse është motra e kryetarit të bashkisë Divjake Fredi Kokoneshit dhe ka për kumbar zogun deputet Braçe.
Drejtori i zyrës arsimore Lushnjë nuk mundet ta zëvendësoj sepse kjo zonjë e ka emrin në bllokun e famshëm të ish-drejtoreshës arsimore Lushnjë që sot gjendet në burg, të rekomanduar nga deputeti Braçe më datë 17. 01. 2014 (me nr. 15). Të rinjtë e këtij vendi marrin rrugët e kurbetit edhe pse me diploma në dorë dhe pensionistët familjarë të kastës së pushtetit nuk lëshojnë karrigen edhe kur kanë mbi 6 muaj të dalë në pension. Kjo është rilindja ky është shteti kjo është qeveria që qeveris sot shqiptarët. Kur je familjarë i pushtetarëve rri në karrige derisa të duash vetë dhe kur nuk ke lidhje me familjet e pushtetit duhet të marrësh rrugët e kurbetit”, denoncon Myslim Murrizi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/