Denoncohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk pagoi sigurimet shoqërore për punonjësit

Denoncohet ish-kryebashkiaku i Kukësit, nuk pagoi sigurimet shoqërore për punonjësit

60
0
Shares

Ish-Kryetari i Bashkisë në Kukës Hasan Halili është kallëzuar penalisht për herë të dytë brenda tre muajve. Burime të Prokurorisë së Kukësit bëjnë me dije se ka mbërritur një kallëzim penal për mos pagesa te kontributit te sigurimeve shoqërore për punonjësit e Bashkisë Kukës që arrijnë në vlerën e 64 milion lekesh të reja e me kamatëvonesa kjo shumë shkon në 102 milion lek të reja.

Në kallzimin penal të bërë nga Bashkia e Kukësit, referencë është marrë neni 20 i ligjit 9136 për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Sipas këtij neni, kur punëdhënësi mban kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore të punonjësve, por nuk i derdh ato në organet tatimore, gjobitet me 50% të shumës së kontributit të papaguar.

Kur këto kontribute nuk paguhen në organet tatimore tre muaj pas datës së përcaktuar me ligj, punëdhënësi kallzohet penalisht.
Bashkia e Kukësit ka të papaguar rreth 5 vite kontribute të sigurimeve shoqërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY