“Dënohen” të burgosurit, asnjë me leje në shtëpi për festat e fundvitit

“Dënohen” të burgosurit, asnjë me leje në shtëpi për festat e fundvitit

54
0
Shares

Lejet shpërblyese për të dënuarit janë pezulluar. Është vetë drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto,i cili konfirmon këtë lajm. Përmes një urdhri të firmosur prej tij, Zoto ka urdhëruar pezullimin e të gjitha lejeve shpërblyese nga data 23 dhjetor 2015 deri më 5 janar 2016.
“Firmosa urdhrin në fjalë, me qëllim që të shmangia çdo akt të mundshëm korruptiv nga zyrtarët e burgjeve. Dhe gjithashtu, urdhri vjen si nevojë për rendin dhe sigurinë në burgje, pasi miratimi i lejes për disa të dënuar dhe refuzimi për disa të tjerë, do të bëhej shkak për konflikte. Ndaj urdhërova që përgjatë datës 23 dhjetor – 5 janar, asnjë i dënuar të mos përfitojë nga lejet shpërblyese”, tha Zoto për “Gazeta Shqiptare”.
Kreu i burgjeve u shpreh se janë mbi 300 të dënuar që kishin paraqitur kërkesat për të përfituar lejen, me qëllim që të ishin pranë familjeve të tyre. Por, urdhri u heq mundësinë këtyre personave të privuar nga liria që të festojnë “ndryshe” dhe me atmosferë festën e ndërrimit të viteve.
Zoto theksoi faktin se të vetmet leje që do të firmosen janë “lejet e veçanta”.
“Vetëm të dënuar që mund të kenë gëzime familjare, si lindja e një fëmije, dasma, etj., apo ata që mund të pësojnë ndonjë fatkeqësi familjare, siç është vdekja e të afërmve, mund të lirohen për pak orë. Në secilin rast do të vlerësohen kushtet e sigurisë dhe rrethanat”, përfundoi Zoto.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY