BSH: Viti 2015, qeveria rriti shpenzimet për luksin e saj dhe i...

BSH: Viti 2015, qeveria rriti shpenzimet për luksin e saj dhe i uli për arsimin e shëndetësinë

67
0
Shares

Shkëlqimi pas fasadës mund ta largojë vëmendjen për disa çaste nga problemet reale të ekonomisë: shpenzimet e ulëta kapitale, tkurrjen e fondeve për arsim dhe shëndetësi, që po ndikojnë negativisht në mirëqenien e qytetarëve…

Shpenzimet buxhetore të ndara sipas 10 funksioneve kryesore të qeverisjes arritën gjatë periudhës janar-shtator në 298.5 miliardë lekë me një rritje vetëm 0.4 për qind në krahasim me një vit më parë dhe 10 për qind më shumë se në vitin 2012. Në tabelën e publikuar nga Banka e Shqipërisë bie në sy se dy vitet e fundit ka pasur një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të qeverisë për argëtim, ndërsa janë ulur fondet për arsimin dhe shëndetësinë.

Pjesa më e madhe e fondeve buxhetore ka shkuar për Mbrojtjen e Sociale (pensione, pagesa për invalidët, pagesa e papunësisë). Rreth 95 miliardë lekë shpenzime në aspektin sociale zënë 30 për qind të totalit të fondeve.

Për shërbimet që ofron ndaj qytetarëve qeveria ka shpenzuar një shume prej 65 miliardë lekësh në nëntëmujor, por këto fonde kanë qene 4 për qind më të ulta se një vit më parë, por 12 % më të larta se, në vitin 2012.

Për çështjet ekonomike të vendit u shpenzuan 32 miliardë lekë. Në këtë zë përfshihen kryesisht investimet. Ato rezultuan 16 % më të larta se nëntëmujori i 2014, por vetëm 0.8% më të shumë se 2012.

Shpenzimet në funksion të strehimit dhe komoditetit të komunitetit kanë pësuar rënie. Në janar-shtator ato ranë me 5.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2014.

Gjithashtu shpenzimet për shëndetësinë kanë pësuar rënie me 3.6 për qind në raport me vitin e shkuar dhe ato për arsimin me 1 %.

Shpenzimet për argëtimin, kulturën dhe çështjet fetare janë rritur me 10 % krahasuar me 2014 dhe 35 % krahasuar me 2012.

Pavarësisht se, fondet dedikuar mjedisit janë më të ultat që buxheti akordon, ato po pësojnë një rritje të shpejtë nga viti në vit. Në 9 –mujor 2015 fondet buxhetore për mjedisin ishin 27% më të larta se më 2014 dhe 145 % më të larta se më 2012.

monitor_shpenzimet (1)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY