Berisha: Sot seanca funebër e qeverisjes 27 mujore

Berisha: Sot seanca funebër e qeverisjes 27 mujore

62
0
Shares

“Sot është seanca funebër e qeverisjes 27 mujore”.
Kështu e nisi fjalimin e tij në Kuvend ish-kryeministri Sali Berisha.
Sipas Berishës, “kjo seancë mblidhet si në zi, pasi Edi Rama ju ka bërë shqiptarëve të këqija, të liga e të zeza, që nuk ia ka bërë askush që nga koha e Enver Hoxhës. Ajo që spikat është përçmimi  i Ramës ndaj jush dhe familjeve tuaja. 27 muaj më parë rrihte gjoksin se 97 për qind e qytetarëve do të gëzonin ulje taksash, heqjen e TVSH për energjinë elektrike, ushqimet, rrogën e 13, shërbimin shëndetësor e legalizim falas. Por 25 muaj më pas ai tregon se ishte thjesht një Nastradin që nuk skuqej e zverdhej për t’ju mashtruar ju”, u shpreh Berisha.
Më tej ish-kryeministri risolli shifrat e papunësisë të shtuar me 73 mijë, dhe të largimit nga Shqipëria të më se 100 mijë shqiptarëve.
“Qeveria nuk ka si rri këtu se kanë turp nga vetja e tyre”, u shpreh më tej kryeministri, duke atakuar mungesën e ministrave në seancë.
“Kjo është seancë funebër që mbyllet me shpërblimin me mirënjohjen ndaj xhelatëve të diktaturës komuniste. Për firmën e tij, paskam faj unë. Lexoni mirë flakën e bunkerit, e afërt fundi juaj”, u shpreh Berisha.
Duke ironizuar me deklarimet dhe shifrat e kryeministrit Rama, nëpër takimet e fundit, Berisha u shpreh se, “e vërteta është se Rama ka  vjedhur dhe po vjedh sa 25 vitet e fundit të marra së bashku”.
Më tej ai analizoi shifrat ekonomike, ndërsa apeloi për ngritjen e shqiptarëve në protesta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY