Axhenda parlamentare, Ilir Meta shtyn vizitën në Beograd

Axhenda parlamentare, Ilir Meta shtyn vizitën në Beograd

69
0
Shares

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, ka shtyrë vizitën e tij në Serbi për shkak të axhendës së ngjeshur parlamentare. Vizita ishte planifikuar të niste sot dhe do të zgjaste 3 ditë, ndërsa kryeparlamentari Meta do të takohej me krerët e shtetit serb.
Ndërkohë, sot në seancën e fundit parlamentare do të diskutohen projektligji “Për amnistinë”, projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimeve të pozicioneve të punës të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave” si dhe pritet të votohet projektligji “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.
Pas kësaj seance, deputetët marrin pushimet e fundvitit, për t’u ritakuar sërish në mes të janarit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY