Amerikanët rrëzojnë një alibi të opozitës në Prishtinë

Amerikanët rrëzojnë një alibi të opozitës në Prishtinë

57
0
Shares

Një raport strikt i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për marrëveshjen e kufijve mes Kosovës dhe Malit të Zi ka konstatuar se marrëveshja është bërë konform kufijve që egzistojnë mes dy vendeve që nga lufta e dytë botërore, duke rrëzuar një prej kushteve që kanë vënë opozita e Kosovës ndaj qeverisë.

“E mirëpres raportin e Departamentit Amerikan

të Shtetit lidhur me marrëveshjen për demarkacion në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Ky raport kredibil rikonfirmon se vendimi për demarkacion ka qenë i drejtë, profesional, ligjor dhe kushtetues.

Demarkacioni është bërë në bazë të vijave kufitare të caktuara nga Kushtetuta e vitit ‘74 dhe duke u mbështetur në dokumentin e presidentit Ahtisaari, mbi bazën e të cilit është shpallur edhe Pavarësia e Republikës së Kosovës.

Ritheksoj që SHBA-të, pavarësinë tonë e kanë njohur në bazë të tërësisë territoriale dhe kufijve aktual të shtetit të Kosovës”, ka deklaruar Hashim Thaci në rrjetet sociale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY