Policia ka vënë sot në pranga një person në kërkim me rrezikshmëri të lartë, dënuar me 31 vite burgim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale si”Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”
Më datë 20.12.2015, rreth ores 10:00 , nga ana e shërbimeve të policisë kriminale të Komisariatit të Policisë nr. 1, është finalizuar me sukses në periferi të qytetit të Korçës, operacioni “Stacioni i fundit” .
Është bere e mundur kapja e personit të shpallur në kerkim shtetasit:
• Kelmend (Aleksander) Ibrahimi , lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar dhe me parë për tentativë vrasje
Operacioni për kapjen e tij kishte disa dite qe kishte startuar dhe mbi bazën informacioneve dhe metodave Policore, është bere e mundur të finalizohet sot në periferi të qytetit të Korçës, gjate tentativës për tu larguar nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, sepse më datë 15.09.2013, rruga “Gjergj Legisi” ka tentuar te vrasë me armë zjarri shtetasin Q. S si dhe ka qëlluar në drejtim të automjetit të tij.
Prokuroria Rrethit Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykates Tiranë, e cila ka dënuar me 31 vite burgim, për veprën penale të “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Shkatërrim i pronës me mjete të tjera”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/