Policia, rrugët që bllokohen nesër në Tiranë

Policia, rrugët që bllokohen nesër në Tiranë

64
0
Shares
Foto Ilustruese

Drejtoria Policisë Tiranë, ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës, e cila do të zhvillohet ditën e nesërme, përpapara Parlamentit.

Për këtë arsye Policia ka marre masa për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, duke filluar prej orës 01:00 të mengjesit të ditës së nesërme nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, deri në përfundim të protestes, në rruget e mëposhtme:

1. Rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha”

2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit (nga e Ish Hotel Dajtit deri te kryqezimi i rruges “Murat Toptani”

4. Rruga “Abdi Toptani” ( drejtoria e Burgjeve)

5. Rrugica prane Infosoft tek ish PD.

Gjithashtu në këto segmente rrugore, Rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha” dhe rruga “Abdi Toptani” nuk do te lejohet kalimi i automjeteve duke filluar nga ora 08:00 deri në përfundimin të aktivitetit.

Rruga “Murat Toptani” për arsye sigurie do të jetë e bllokuar për qytetarët dhe protestuesit.

Do të ketë devijimi të trafikut në shumë segmente rrugore.

Policia e Tiranës ju sugjeron qytetarëve të largojnë automjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar kështu edhe punën e policisë rrugore.

Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.

Kërkojmë mirëkuptimin e gjithë përdoruesve të rrugës të shmangin kalimet ne keto segmente rrugore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY